MENU
klinika

“Ky pushtues po bën gjenocid mbi shqiptarët”

Berisha: Pres me padurim të madh të dalim në shesh betejë

08.12.2022 - 15:04

Lideri i PD-së, Sali Berisha ka sulmuar kryeministrin Rama duke quajtur “një pushtues e armik që po bën gjenocid mbi Shqipërinë e shqiptarët”.

Berisha deklaroi se “liria e fton për sakrificë dhe se me padurim të madh pret të dalë në shesh betejë”.

“Fillon faza e dytë e revolucionit është përballja me të gjithë potencialin tonë me këtë armik, pushtues që po bën gjenocid mbi Shqipërinë e shqiptarët. Kam besim të madh e secili prej jush e ka të qartë se koha na fton aksion dhe vetëm aksion, Jam i bindur se e keni të qartë se liria na fton sakrificë dhe vetëm sakrificë. Jam i bindur se e keni të qartë se çdo gjë që bëjmë për Shqipërinë, ka bërë më shumë ajo për ne, ndaj do ti dalim Zot. I uroj sukses nga zemra këtij Kuvendi dhe pres me padurim të madh dhe të dalin në shesh betejë në emër të lirive tona, dinjitetin e qytetarëve shqiptarë rrofshi ju e gjithë Shqipëria”, u shpreh ai në Kuvendin e FRPD.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Skënder Minxhozi

Berishizmi në katedër