25.12.2022 - 21:25
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar Elbasanin dhe po kryejnë kontrolle të imtësishme në vende ku mendohet se fshihen të shumëkërkuar nga Policia e Shtetit. Në mbështetje të FNSH-së janë edhe blutë e Elbasanit.
Ende nuk ka një njoftim në lidhje me emra konkretë që po kërkohen në Elbasan, por bëhet me dije se po kontrollohen banesa e biznese të ndryshme. Pritet njoftim nga Policia e Shtetit për më shumë detaje nga këto kontrolle.