MENU
klinika

Dumani në krye të institucionit

Bushati për kreun e ri të SPAK-ut: Yuri Kim doli më e fituar se Edi Rama

16.12.2022 - 18:47

Për analistin Andi Bushati, ambasadorja amerikane, Yuri Kim doli më e fituar se kryeministri Edi Rama në lidhje me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, pasi Altin Dumani, ishte kandidati i preferuar i SHBA-ve.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bushati nënvizoi se nga të dyja palët, Kim dhe Rama pati një tentativë për ta fituar me çdo kusht këtë garë.

Ndër të tjera, ai shtoi se kjo garë nuk ka qenë normale, pasi sipas tij, anëtarët e KLP-së nuk janë lënë të votojnë dhe të shprehen të lirë.

“Ka pasur lobing dhe presion të fortë. Ambasadorja vetë, pak ditë më parë tha që ne kemi kapur çdo anëtar të KLP-së. Pra, ka pasur një tentativë nga të dyja palët për ta fituar këtë garë për ta fituar këtë garë me çdo kusht dhe mesa duket, sot mund të themi që Yuri Kim është pak më e fituar se Edi Rama, por publiku nuk është i fituar, as me njërin, as me tjetrin.

Kjo nuk ka qenë një garë normale, nuk ka qenë një garë normale në sensin që nuk janë lënë anëtarët e KLP-së të votojnë dhe të shprehen të lirë. Mund të ketë shkuar nga lobingu, nderi tek sahantazhi  dhe presioni i palëve të interesuara. Duhet të themi që kemi një rezultatë nga ana e kërshërisë dhe ankthit, por jo surprizë për publikun, se nuk besoj se publiku edhe pas kësaj ka fituar ndonjë gjë të madhe në raport me SPAK-un dhe reformën në drejtësi”, theksoi ai.

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve