MENU
klinika

Zbulojeni!

Çfarë ka të përbashkët Bora Zemani me Elvana Gjatën?

11.12.2022 - 14:07

Elvana Gjata dhe Bora Zemani janë dy nga vajzat më të komentuara të showbizit shqiptar. Ato janë duke shijuar kulmin e karrierës së tyre në fushat përkatëse.

Elvana po shkëlqen në muzikë, ku gjithmonë prezanton vetëm hite, ndërsa Bora duket se po shijon suksesin e madh në televizion me emisionet e saj.

Mirëpo, vajzat duket se kanë edhe një të përbashkët, që lidhet me jetën private.
Këtë e ka zbuluar vetë Bora, përmes dy fotove të publikuara në Instagram. Ajo thotë se baballarët e tyre, dikur kanë qenë me profesion oficer. “Goca oficeresh!”, ka shkruar Zemani krahas fotove.