MENU
klinika

E zbulon eksperti i ekonomisë

Çfarë pritet të ndodhë me euron në 2023?

31.12.2022 - 16:27

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tha se në rënien e euros kohët e fundit ka ndikuar ardhja e emigrantëve dhe festat e fund vitit.

Në një intervistë televizive, ai tha se nuk do të ketë ulje të tjera nga fillimi i vitit 2023, ndërsa shtoi se tregu jonë i këmbimit është i mbrojtur mjaftueshëm nga institucionet përkatëse.

“Kemi sërish një rënie të këmbimit të euros në tregun tonë. Mendoj se shkak ka qenë ardhja e emigrantëve dhe festat e fund-vitit. Gjykoj se në fillim të janarit do të kemi një përmirësim të vogël, jo shumë të madh. Por ama gjithnjë tendenca nuk do të jetë në ulje të mëtejshme. Qytetarët duhet të jenë të qetë. Mendoj se është i mbrojtur mjaftueshëm ky tregu jonë i këmbimit që euro të mos shkojë më poshtë se kaq”- tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Depozitat e kreditë në valutë

‘Zhgënjen’ de-euroizimi