MENU
klinika

Rrugët janë ende të bllokuara!

Çfarë shkruan “Reuters” për tensionet në veri të Kosovës

28.12.2022 - 20:46

Situata e tensionuar në veri të Kosovës ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Së fundmi agjencia e lajmeve “Reuters” shpjegon situatën e krijuar aty prej ditësh.

Në shkrimin e Reuters thuhet se BE-ja dhe SHBA-ja kanë bërë thirrje për ndërveprimin e menjëhershëm, në lidhje me përshkallëzimin e provokimeve dhe kërcënimeve.

Sipas Reuters Kremlini mohoi pretendimet e Kosovës se Rusia po ndikonte në Serbi destabilizimin e Kosovës, duke deklaruar se Serbia thjesht po mbronte të drejtat e serbëve etnikë.

“Tashmë ish-polici serb i Kosovës, arrestimi i të cilit shkaktoi protesta të dhunshme nga minoriteti serb i Kosovës, do të lirohet nga paraburgimi dhe do të vendoset në arrest shtëpiak pas një kërkese nga prokuroria.

Një vendim i gjykatës i cili zemëroi zyrtarët e qeverisë së Kosovës, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e drejtësisë Albulena Haxhiu”, shkruan agjencia e lajmeve.

Pantiç ishte një nga shumë serbët që u larguan nga policia dhe institucionet e tjera pasi Prishtina tha se do të zbatonte një ligj që u kërkon serbëve të heqin targat e makinave të lëshuara nga Serbia që datojnë para kryengritjes guerile të viteve 1998-99 që çoi në pavarësinë e Kosovës.

Reuters shkruan se serbët në veri të Kosovës besojnë se janë ende pjesë e Serbisë dhe i rezistojnë çdo lëvizjeje që ata i shohin si antiserbe.

Dy pika kufitare midis Serbisë dhe Kosovës u mbyllën më 10 dhjetor dhe një e treta, më e madhja për mallrat rrugore (Merdare) u mbyll sot. Një situatë e cila shkaktoi probleme tek kosovarët që vijnë nga vendet Europiane, për pushime në vendin e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN