18.12.2022 - 20:36
Argjentina fitoi Kupën e Botës pasi mundi Francën me penallti. Pas finales u dhanë edhe çmimet përkatëse për disa lojtarë. Portieri më i mirë i Botërorit rezultoi ai i i argjentinasve, Emiliano Martinez, ndërsa lojtari i ri më i mirë i Botërorit vjen po nga kjo skuadër, 21-vjeçari Enzo Fernandez.
“Këpuca e Artë” e Botërorit është padyshim Kylian Mbappe, me 8 gola dhe dy asiste. Lojtari më i mirë i këtij kompeticioni është Leo Messi, që e merr këtë trofe individual për të dytën herë, pasi e kishte fituar edhe në 2014-n.