Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, ka thënë sot se bashkësia ndërkombëtare nuk po reagon ndaj përkeqësimit të përditshëm të situatës në Kosovë dhe se në këtë mënyrë po i japin mbështetje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të dëbojë populli serb nga Kosova, për ta futur në listë dhe për ta kërcënuar me arrestime.
“Duke heshtur, po i japin përkrahje atij (Kurtit) që të dëbojë popullin serb nga Kosova dhe Metohia, të fusë në listë dhe të kërcënojë me arrestime dhe likuidime praktikisht serbët nga Kosova dhe Metohia, dhe tani ju e keni parë këtë si dëshmi se. anëtarët e familjes së presidentit (të Serbisë) Aleksandër Vuçiç atë listë. Është e turpshme, e papranueshme, kërkoj dënimin më të ashpër nga bashkësia ndërkombëtare”, u tha Daçiç gazetarëve në Beograd.
Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka publikuar një listë me emrat e, siç ka thënë, “organizatave kriminale serbe dhe liderëve të tyre”, duke kërkuar arrestimin e tyre, ndër të tjera janë Andrej Vuçiç, Milan Radojiçiç, Zvonko Veselinoviç dhe Radule Steviç.
Daçiç tha se autoritetet e Kosovës tregojnë se janë të shqetësuar nga Vuçiç dhe se me futjen e anëtarëve të familjes së tij në listë duan të bëjnë presion dhe kërcënim.
“Ne jemi të vetëdijshëm se Kurti dëshiron t’i dëbojë serbët nga Kosova, se Kurti dëshiron të arrijë një rrugë të shkurtër për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Metohisë. Sigurisht që nuk do ta lejojmë ta bëjë këtë”, tha Daçiç.
Ai shtoi se gjendja në Kosovë po përkeqësohet çdo ditë e më shumë dhe se përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare do të duhej të reagojnë më ashpër, gjë që thotë se nuk e ka dëgjuar deri më tani.