MENU
klinika

"Gënjeshtar, boll më postove"

Dafina Zeqiri shpërthen ndaj make up artistit të VIP-ave

23.12.2022 - 12:00

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka shpërthyer në rrjetet sociale kundër make-up artistit Arbër Bytyqi. Ajo ka ndarë në Instastory një foto që ai kishte publikuar në profilin e tij, krahas së cilës këngëtarja i kërkon publikisht që të mos publikojë më foto të saj, pasi nuk punojnë më bashkë.

Ndër të tjera ajo e cilëson Bytyqin si gënjeshtar dhe njeri fallco.

“Arbër Rrenc (Gënjeshtar) Bytyqi Mua! Boll postove foto të mijat shumë të edituara. Në përgjithësi. Ne nuk punojmë bashkë! Ti e di shumë mirë pse! Ti je një nga njerëzit më fallco në industri! Një gënjeshtar! Boll më postove. Nuk e bëj zakonisht këtë por dreqin! Je një sociopat!”- thuhet në postimin e plotë të Dafinës.


Kujtojmë se pas bashkëpunimit të titulluar “Luje belin” dy këngëtaret Dafina Zeqiri dhe Kida, duket se nuk e kanë ndërmend ta lënë me kaq, madje e kanë gati bashkëpunimin e radhës.

Kimia midis Kidës dhe Dafinës do të “shkrihet” në një tjetër projekt muzikor më shpejt nga sa e prisni. Lajmi është bërë me dije nga burime për “Prive” të cilët shprehen se bashkëpunimi i dytë nuk do të vonojë shumë.

Gjatë kësaj kohe dyshja kanë realizuar edhe një sërë koncertesh së bashku duke dhuruar një atmosferë elektrizuese për fansat e tyre.

Kujtojmë që përpos atyre që e pëlqyen dhe e kërcyen bashkëpunimin e parë të Kidës dhe Dafinës, pati edhe shumë që e kritikuan. Sipas tyre dyshja kishte potencial për më shumë dhe se prisnin diçka tjetër prej tyre. Këto komente nuk i shpëtuan as syrit të Dafinës, e cila asokohe postoi një video në TikTok si kundërpërgjigje. Dafina dëgjohej të thonte se-“Është një këngë për të kërcyer, kërce e mos ta ndjen”!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ka ardhur koha të kujdesem për veten”

Çfarë po ndodh me Dafina Zeqirin?

Kjo verë po, që do të jetë një hit!

Bëhen bashkë Dafina Zeqiri, Ledri dhe…

Mërziti fansat e saj më të mirë

Anuloi koncertet, Dafina Zeqiri tregon arsyen