MENU
klinika

Prurjet e shumta të lumit Mat

Dëmtohet një këmbë tjetër e Urës së Zogut

15.12.2022 - 11:28

Ura shumë vjeçare e ndërtuar mbi lumin Mat, që në kohën e Mbretit Zog ka pësuar dëmtime të shumta pas reshjeve të shiut. Për shkak të prurjeve të lumit Mat, ura është fundosur rreth dy metër, si dhe iu është dëmtuar një tjetër këmbë.

Videot më poshtë tregojnë qartë gjendjen e urës

Ura e Zogut është një nga më të veçantat në vendin tonë për strukturën e saj arkitekturore. Stili i harqeve i japin asaj vlerë muzeore. Ajo është ndërtuar nga një inxhinier italian dhe ka marrë emrin e Mbretit Zog, pasi ai ishte vetë ideatori për ndërtimin e urës. Në ato vite ura ishte një portë e domosdoshme për të hyrë në Shqipërinë e Epërme që përfshin Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Tropojën, Kukësin, Pukën.

Vepra kulturore që po degradon dita-ditës është e njohur si një ndër më të mëdhatë në Ballkan. Ajo ndodhet në krahun e majtë të Rrugës së Kombit dhe ura lidhej me Kurbinin, Mirditën dhe Lezhën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN