MENU
klinika

Shumë pranë rekordit

Deschamps, “Gjenerali i Vogël” i Francës

13.12.2022 - 19:30

Katër vjet pas Rusi 2018 shumë pak do të kishin besuar se Didier Deschamp do të rezistonte kaq shumë në stolin e Francës. I përndjekur shumë kohët e fundit nga hija e Zinedine Zidane, ai nuk u mor fare me këtë dhe tani historia flet në favor të tij.

I ashtquajturi “Gjenerali i Vogël” drejton gjelat prej 10 viteve dhe ka shansin e artë të hyjë në histori, pasi pas 60 vitesh një kombëtare mund të fitojë dy herë rresht Kupën e Botës dhe gjithashtu ai do të ishte trajneri unik që fiton po dy herë radhazi Botërorin që nga vitet 30’, teksa e ka ngritur edhe si kapiten në vitin 1998.

Tashmë asnjë nuk flet për të ardhmen e Deschamps, fundja ai mund të dorëhiqet me nder, por jo pa tentuar deri në fund për të triumfuar edhe në Katar. Didie e di çdo të thotë humbësh një finale, e provoi në Evropianin e 2016-ës, por mësoi shumë që atëherë dhe tani kërkon të bëjë të njëjtën gjë si katër vjet më parë.

“Gjenerali i Vogël” nuk nënvlerëson askënd, as Marokut, por nga ana tjetër vijon t’i besojë një grupi që prej shumë kohësh, por tani shumë më të pjekur, si ai vetë. Në futboll gjithçka mund të ndodhë, por Deschamps është krenar për gjithçka dhe nuk e kthen më kokën pas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN