10.12.2022 - 15:52
Dinamo ka mposhtur Lushnjën me rezultatin e thellë 5-0 në “Selman Stërmasi” për llogari të javës 11-të të Kategorisë së Parë. Sfida u zhbllokua shumë shpejt në minutën e 11’ me Denison i cili kaloi në avantazh ekipin e tij.
Pak minuta përpara se të përfundonte pjesa e parë, dinamovitët shënuan edhe dy gola të tjerë. Në minutën e 41’ Denison shënoi të dytin, kësaj here me penallti. Ndërsa në minutën e 42’ Prodani shënoi edhe të tretin.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0 për Dinamon. Ndërsa në pjesën e dytë golat u shënuan nga Samaka në të 82’ dhe Danaj në 84’. Kështu Dinamo merr 3 pikë të tjera në kampionat dhe renditet në vendin e parë me 24 pikë.