09.12.2022 - 23:06
Argjentina dhe Holanda do diskutojnë në shtesa një biletë për gjysmëfinalen e Botërorit, pasi koha e rregullt përfundoi 2-2.
Sfida u zhbllokua në minutën e 35-të. Ishte Lionel Messi që me një assist magjik nxorri blof disa lojtarë të “Tulipanëve” dhe shërbeu për Molinën, i cili dërgoi topin në rrjetë.
Sërish Messi do ishte protagonist për kombëtaren e tij, çerek ore para fundi. Ylli i futbollit botëror realizoi golin e dytë nga pika e bardhë.
Goli i Weghorst do rihapte përkohësisht takimin, ndërsa barazimi do vinte në fund nga i njëjti autor.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Neymar arrin Pele, por nuk mjafton