MENU
klinika

Vodhën portofolë e celularë në sportelin e spitalit

Durrës, arrestohen dy 65-vjeçarë

21.12.2022 - 15:03

“Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sporteli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pasurisë.

Vodhën gjatë këtij viti, në sportelin e Spitalit Rajonal Durrës, portofolat dhe celularët e 8 shtetasve, identifikohen, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga, 2 autorët e dyshuar.

Të arrestuarit, të dënuar më parë për të njëjten veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pasurisë, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar vjedhjen e portofolave dhe sendeve të tyre personale, në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sporteli”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– N. L., 65 vjeç, banues në Kuçovë dhe N. I., 64 vjeç, banues në Elbasan, të dy të dënuar më parë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore për këtë rast, ka rezultuar se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të 8 vjedhjeve të portofolave me shuma parash, dhe të celularëve të shtetasve të ndryshëm të cilët prisnin për të marrë shërbimet, në sportelin e Spitalit Rajonal Durrës, vjedhje këto të ndodhura gjatë këtij viti.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”- njofton policia.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin