30.12.2022 - 10:48
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe në orët e mëngjesit të së premtes dy pikat kufitare, në Jarinë dhe Bërnjak.
Ndërkohë, në pikat tjerat kufitare nuk ka pritje të gjata, as në hyrje të Kosovës, e as në dalje. Barrikadat e vendosura nga serbët në veri, që bllokuan rrugët për pothuajse tri javë rresht, kanë nisur të hiqen prej dje.
Barrikadat janë larguar në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviqit dhe të Zubin Potokut. Megjithatë, në Jarinjë dhe Bërnjak nuk dihet nëse ka ende barrikada, apo dogana qëndron e mbyllur për arsye të tjera.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Situata në Veri të Kosovës
Jarinja e Bërnjaku vazhdojnë të jenë të bllokuara me barrikada nga serbët, ja çfarë po ndodh
"Të hiqen një herë barrikadat serbe!"
Njësitë speciale nuk lëvizin nga veriu
Situata në veri të Kosovës