MENU
klinika

16 vjeç kreu transformimin

E dashura e Mbappe ishte djalë, ndërroi gjininë

16.12.2022 - 15:18

Ndërsa emri i Kylian Mbappe është një nga më të kërkuarit e ditëve të fundit, pasi u bë një nga lojtarët më të spikatur që do të jetë në finalen e Botërorit 2022 në Katar, po kaq është në trend edhe emri i Ines Rau, e cila është lidhur me yllin e “Les Bleus”.

Prej disa muajsh, emri i Mbappé është lidhur sentimentalisht me atë të Ines Rau, një modele transgjinore dhe ish-vajzë kopertine e revistës “Play Boy”. Mediat në Itali dhe Francë, veçanërisht, kanë ndjekur historinë e Mbappe dhe Rau, modele 32- vjeçare.

Ajo lindi burrë dhe në moshën 16 vjeçare ndryshoi gjininë. Gradualisht fitoi një vend në botën e modelingut derisa arriti në kopertinën e revistës për meshkuj në vitin 2017, duke u bërë gruaja e parë transgjinore që e bën këtë.

Një vit më vonë ajo botoi autobiografinë e saj “Gruaja”, në të cilën konfirmoi se në moshën 16-vjeçare iu nënshtrua një operacioni për ndryshim gjinie. Kur zbuloi seksualitetin e saj në moshën 24-vjeçare tha se ishte gjëja më çliruese në jetën e saj.

Ndonëse as Mbappe dhe as Rau nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, muajt e kaluar kanë dalë disa fotografi ku shihen shumë të lumtur në një jaht, duke biseduar shumë të gëzuar, ndërsa në një fotografi tjetër lojtari i PSG-së shihet duke e mbajtur në krahë.

Në llogarinë e saj në Instagram, Ines Rau ka më shumë se një milion ndjekës dhe disa fotografi në të cilat shfaqet si modele. Ajo me siguri do të jetë shumë e vëmendshme ndaj asaj që do të ndodhë të dielën në fushën e stadiumit “Lusail”, ku Mbappe dhe Franca shkojnë për titullin e tretë në historinë e “Les Bleus”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”