MENU
klinika

Çfarë dyshohet?

Eksplozivi trondit sërish Tiranën, tritol parukierisë te ‘Komuna e Parisit’

12.12.2022 - 12:50

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të të dielës në zonën e ‘Komunës së Parisit’. Lënda plasëse është vendosur në një parukieri, pronar i të cilës është Amarald Canaj nga Kukësi, e që prej kohësh banon atje por biznesin e ka në Tiranë pranë kompleksit të njohur si “Kikia 2”.

Shpërthimi ka ndodhur dje, rreth orës 04:00 të mëngjesit, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Policia e Shtetit ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë zonës, ndërkohë që pritet edhe zbardhja e dëshmisë së pronarit të biznesit. Ndërkohë uniformat blu, ende nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 11.12.2022, rreth orës 09:30, Policia ka marrë njoftim se ishte hapur me forcë dera e një dyqani, në rrugën “Jusuf Vrioni”. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet paraprake dyshohet se dera e dyqanit në pronësi të shtetasit A. C. mund të jetë dëmtuar si pasojë e plasjes së një kapsolle detonatorë, apo të ndonjë sasie të vogël lëndë plasëse. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të dëmtimit të derës.