MENU
klinika

Vëmendjen e mori vajza e saj

Elsa Lila rikthehet pas 25 vitesh në “Festivalin e Këngës”

21.12.2022 - 11:42

Elsa Lila është rikthyer sërish në “Fest 61” kësaj here pas plot 25 vitesh. Këngëtarja e njohur është mirëpritur me duartrokitje për performancën e saj.

Kënga e saj titullohet “Evita”, të cilën e ka shkruar dhe kompozuar po vetë ajo.

Elsa arriti të rrëmbejë edhe një herë vëmendjen me zërin e saj melodioz dhe potent ku menjëherë mori shumë duartrokitje të ngrohta.

Kënga “Evita” është një dedikim për të bijën e saj, e cila në fakt ndodhej në skenë duke ndjekur me plot emocion performancën e nënës së saj. Madje, kamerat e fokusuan të bijën e këngëtares dhe ishte rritur kaq shumë.

Për më tepër, shikoni foton

Kujtojmë se Elsa është rikthyer në muzikë sërish pasi u shpall e pafajshme pas akuzave për trafikim droge.

Elsa Lila u arrestua në mars te këtij viti dhe dyshohej për përfshirje në një organizatë kriminale.
Rikujtojmë se Elsa Lila është një figurë shumë e njohur për publikun shqiptar. Ajo ka kultivuar muzikën shqipe dhe italiane me elementet arbëreshe. Ajo kishte treguar talentet e saj të këndimit dhe aktrimit që kur ishte fëmijë në emisionet televizive shtetërore shqiptare dhe fitoi konkursin kombëtar të këngëve shqiptare 2 vjet me rradhë ndërsa ishte në vitet e adoleshencës. Elsa debutoi për herë të parë në festivalin më të madh të këngës italiane, Sanremo, në vitin 2003, ndërkohë që mori pjesë përsëri në Festivalin e Sanremos 2007.