MENU
klinika

Analiza

Është koha që Perëndimi të përballet me realitetin!

21.12.2022 - 16:33

Kohët e fundit, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Lejen, zbuloi pa dashje koston shkatërruese të luftës në Ukrainë. “Vlerësohet se deri më sot kanë vdekur më shumë se 20.000 civilë dhe 100.000 ushtarë ukrainas”- tha ajo. Ajo deklaratë shkaktoi reagime të forta, dhe pak minua më vonë KE e modifikoi video-mesazhin e zonjës Von der Lejen, duke hequr fjalitë e sikletshme.

Por kjo censurë vetëm sa e shtoi konfuzionin tek opinioni publik. Nëse vlerësimi i Von der Lejen është i vërtetë, atëherë kjo shifër është gati 10-fishi i numrit të ushtarëve ukrainas të raportuar zyrtarisht të vdekur nga qeveria ukrainase. Deklarata e presidentes të KE-së tregon se edhe mbështetësit më të fortë të kësaj lufte të përgjakshme dhe të panevojshme nuk mund ta fshehin më të vërtetën: Ukraina është në prag të humbjes.

Mediat kryesore në SHBA dhe administrata Bajden këmbëngulin se Ukraina po fiton kundër Rusisë. Por faktet në terren nuk i përshtaten narrativës, dhe si administrata po ashtu edhe mediat e dinë këtë. Mbështetësit më të zellshëm të luftës e dinë se politika e tyre cinike ndaj Ukrainës nuk ka arritur që ta dëbojë ushtrinë ruse nga Ukraina.

Tragjikisht, ukrainasit janë ata që po vuajnë koston e madhe të këtij dështimi të politikës së jashtme. Vendi i tyre është shkatërruar për hir dhe me nxitjen e perandorisë globaliste amerikane. Ndërsa Ukraina po e humbet kontrollin e rrugëve të rëndësishme rreth qytetit Bakhmut, media perëndimore ka filluar një fushatë për të minimizuar rëndësinë e humbjes. Defense Express raporton: Shërbimet sekrete të Britanisë së Madhe thonë se pushtimi i Bakhmut është kryesisht një objektiv simbolik, politik për Rusinë”.

Ukraina ka humbur deri tani rreth 20 për qind të territorit të saj. Të paktën 22 për qind e tokës bujqësore ukrainase është nën kontrollin e rusëve. Këto zona përbëjnë një pjesë të madhe të territorit të identifikuar në marrëveshjen Minsk II, sipas së cilës do të qeveriseshin si qarqe autonome.

Për shkak të dështimit të marrëveshjes Minsk II, Rusia shpalli Operacionet e saj Speciale Ushtarake për t’i çliruar këto zona nga kontrolli i qeverisë ukrainase. Dhe sot duket se ajo është afër arritjes së disa prej synimeve të saj fillestare.

Në majin e këtij viti, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, raportoi se gati 8 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda vendit, ndërsa 6 milionë të tjerë të regjistruar si refugjatë në vende të tjera.

Ky numër ka të ngjarë të rritet edhe më shumë këtë dimër. Si rezultat i sulmeve të fundit me raketa ruse ndaj rrjetit elektrik të Ukrainës, edhe më shumë njerëz po ikin nga vendi. Europa pret qindra mijëra refugjatë ukrainas këtë dimër për shkak të qyteteve të shkatërruara.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Kliçko mund të kërkojë evakuimin e qytetit të tij për shkak të dështimit të tij për të ofruar shërbimet bazë për popullsinë e tij. “CNN” raportoi një muaj më parë se të paktën 30 për qind e termocentraleve të Ukrainës janë shkatërruar. “BBC” raporton se 6 milionë ukrainas janë aktualisht pa energji elektrike.

Udhëheqësit perëndimorë s’mund ta fshehin më

“EuroNews” raportoi së fundmi se 2/3 e Kievit është pa energji elektrike. Rreth 80 për qind e Kievit është pa ujë. Mediat raportojnë se kryeqyteti ukrainas po përgatitet të mbijetojë pa energji, ujë dhe ngrohje. Ukraina ka evakuuar tashmë qytetet që janë bërë të pabanueshme për shkak të mungesës së ngrohjes apo energjisë elektrike. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se miliona jetë janë “nën kërcënim” këtë dimër.

Revista “Forbes” raporton se gati gjysma e Ukrainës është pa energji elektrike. Ndërsa “Newsweek” shkruan se gjigantit energjetik të Ukrainës po i mbarojnë pajisjet për të rregulluar ndërprerjet e energjisë. Edhe sa kohë do të mbijetojë pa energji kryeqyteti ukrainas?

Banka Qendrore e Ukrainës vlerëson se PBB-ja e vendit për vitin 2022 do të bjerë me 32 për qind, inflacioni do të arrijë në 30 për qind dhe papunësia 30 për qind. “New York Times” raportoi se industria bujqësore e Ukrainës ka humbur si pasojë e luftës rreth 23 miliardë dollarë.

Ndërkaq, Fondi Monetar Ndërkombëtar raporton se lufta në Ukrainë ka shkaktuar krizën më të keqe ushqimore që nga viti 2008. “CNN” raporton se komunikimet e Ukrainës varen tërësisht nga sistemi Starlink i Elon Musk. Nëse ka probleme me sistemin, vendi zhytet në një terr informativ.

Brookings raporton: “Lufta ka shkatërruar të paktën 127 miliardë dollarë në godina dhe infrastrukturën tjetër të vendit, sipas të dhënave të Shkollës Ekonomike të Kievit”. “Washington Post” raporton se ukrainasit po kërkojnë 700 miliardë dollarë ndihmë shtesë, përveç mbi 100 miliardë dollarëve që u kemi dërguar deri tani.

Në terren, Ukraina ka hasur shumë vështirësi në rimarrjen e ndonjë territori të mbrojtur në mënyrë aktive nga Rusia. Edhe “fitorja” e fundit e Ukrainës në çlirimin e Kerson është zhdukur. Ukraina po e evakuon qytetin për shkak të granatimeve ruse.

Makineria ushtarake ukrainase nuk është në gjendje të mbajë kontrollin e një qyteti prej nga ku janë larguar rusët. Aktualisht kanë ngecur në vend të gjitha ofensivat ukrainase të shtatorit dhe tetorit, ndërsa  rusët duket se po forcojnë linjat e tyre të mbrojtjes dhe po shtojnë në mënyrë dramatike forcat e tyre në terren ndërsa Ukraina po rekruton edhe burrat 60-vjeçarë.

Po ashtu ajo po e humb qasjen në burimet që i nevojiten për të vazhduar luftën. Edhe SHBA- së edhe Europës po i mbarojnë armët për të dërguar në Ukrainë. “Foreign Policy” raporton se zyrtarët e NATO-s janë shumë të shqetësuar nga mungesat.

Edhe neokonservatori Frederik Kagan e pranon se NATO nuk është e përgatitur për një konflikt si ai i Ukrainë s. “NATO nuk ka në plan të angazhohet në luftëra të tilla, dhe me këtë nënkuptoj luftëra me një përdorim shumë të madh të sistemeve të artilerisë dhe me përdorimin e shumë predhave tankesh dhe fishekë armësh. Nuk kemi qenë ndonjëherë të përgatitur për të filluar këtë lloj lufte”- theksoi ai.

Sipas drejtuesit të kompanisë “Raytheon”, Ukraina ka përdorur deri më tani 13 vite të prodhimit të anti-tankëve “Javelin”. Në fakt gjërat nuk duhej të ishte kështu. Po të mos kishte ndërhyrë Perandoria Globaliste Amerikane, Ukraina dhe Rusia mund të kishin arritur një marrëveshje paqeje të qëndrueshme.

FILE PHOTO: Tetiana Reznychenko, a resident of the Ukrainian village of Horenka, shovels snow near her apartment building, which has no electricity, heating or running water after being heavily damaged in the early days of the Russian invasion, November 19, 2022. REUTERS/Gleb Garanich/File Photo

Në marsin e këtij viti, të dyja palët dukej se ishin afër kompromisit. Marrëveshja do të siguronte që Ukraina të mos anëtarësohej ndonjëherë në NATO, sepse kjo pikë ishte edhe kryesorja në këtë konflikt. Por Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar e prishën këtë marrëveshje dhe lufta ka vazhduar, duke vrarë dhjetëra mijëra ukrainas, rusë etj.

Kontraktorët amerikanë të mbrojtjes, politikanët dhe grupet e mendimit po përfitojnë në kurriz të Ukrainës dhe qytetarëve të saj fatkeq. Pjesa tjetër e Europës po vuan nga “sanksionet maksimale” që synojnë Rusinë, ndërsa ukrainasit vazhdojnë të largohen nga vendi i tyre.

Asnjë nga këto vuajtje nuk duket se shqetëson njerëzit përgjegjës për politikën e jashtme amerikane. Atyre nuk u intereson rrënimi i Ukrainës, pasi kujdesen vetëm për përfitimet e tyre. Ky është produkti i pashmangshëm i botëkuptimit që dominon në Uashington dhe që i sheh njerëzit si bagëti.

Nuk ka dyshim se kostoja e luftës ka qenë e lartë edhe për Rusinë. Krerët në Kremlin kanë  bërë shumë llogari të gabuara por edhe gafa gjatë gjithë kësaj tragjedie. Por narrativa që i ofrohet popullit amerikan nuk ka qenë e sinqertë apo e saktë. Çfarë përfiton Ukraina duke humbur dhjetëra mijëra jetë njerëzish dhe pjesë të konsiderueshme të infrastrukturës së saj? Shumë ukrainas kanë humbur të dashurit e tyre dhe po përballen me një dimër brutal për hir të njerëzve si Ursula Von der Lejen, Xho Biden dhe mbështetësve të tyre neokonservatorë. Është koha që liderët perëndimorë të përballen me të vërtetën dhe të nisin negociatat për t’i shpëtuar ukrainasit nga kjo tragjedi njerëzore.

George D. O’Neill, Jr., është anëtar i bordit të drejtorëve të Institutit Amerikan të Ideve.