MENU
klinika

Skenar i pabesueshëm

Fantazi e shfrenuar, Anglia mund të shpallet kampione e botës

17.12.2022 - 17:01

Tifozët kanë zbuluar se Anglia ende mund të fitojë Kupën e Botës falë një boshllëku të çuditshëm dhe shumë të pamundur. Tre Luanët u eliminuan në çerekfinale nga Franca, duke humbur 2-1 nga finalistët. Por ka një shans matematikor që Anglia të mund të arrijë trofeun, nëse verifikohen një sërë rrethanash të çuditshme.

Anglia ka rekordin më të mirë disiplinor në Botëror me vetëm një karton të verdhë, të cilin Harry Maguire e mori kundër Francës. Për shkak të kësaj, Anglia do të kurorëzohet kampione nëse braktiset finalja dhe play off-i për vendin e tretë, siç zbulohet nga tifozi Adam Devlin.

Që të ndodhë kjo, të katër skuadrat në të dy ndeshjet do të duhet të kenë nga katër lojtarë të përjashtuar dhe secila të ketë një lojtar të pestë të përjashtuar njëkohësisht. Kjo do të thoshte se ndeshjet nuk mund të përfundonin, duke i lënë FIFA-s asnjë zgjidhje tjetër veçse t’ia dorëzonte trofeun çerekfinalistes me rekordin më të mirë disiplinor, Anglisë.

Do të ishte një mënyrë e çuditshme që Anglia të fitonte Botërorin e saj të parë të madh në 56 vjet, por duket se tifozët nuk do ta kishin problem. Një prej tyre tha: “E dija që po kthehej në shtëpi”. Një tjetër shtoi: “Pra, ju po më thoni se ka një shans…”. Një tjetër komentoi: “Duhet të besojmë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”