Goli i dytë i pësuar nga Spanja ndaj Japonisë ka ngjallur polemika në orët e fundit. Pamjet tregojnë se topi e ka kaluar plotësisht vijën fundore, diçka që i ka habitur shikuesit dhe nxiti reagimin e tifozëve të Spanjës dhe jo vetëm, pasi humbja e “La Rojas” eliminoi Gjermaninë.
Nisur nga orteku i kritikave, FIFA ka publikuar pasditen e sotme pamjet që janë shqyrtuar në sallën e sistemit VAR, për të vendosur që goli ishte i rregullt. Në pamjet e servirura nga FIFA, shihet se një pjesë e topit mbetet brenda fushës dhe, për rrjedhojë, goli është i ligjshëm.
Japan’s second goal in their 2-1 win over Spain was checked by VAR to determine if the ball had gone out of play.
The video match officials used the goal line camera images to check if the ball was still partially on the line or not. pic.twitter.com/RhN8meei6Q
— FIFA.com (@FIFAcom) December 2, 2022
Kamerat e tjera mund të ofrojnë imazhe mashtruese, por sipas dëshmive të disponueshme, topi nuk ishte jashtë lojës. Përveç kësaj, për të përfunduar sqarimin e shpjegimit, qeveria e futbollit botëror ka bërë një rikrijim të rastit, me disa pamje nga afër dhe një imazh nga lart, ku dallohet që jo i gjithë topi ka dalë jashtë vijës bazë.