MENU
klinika

"U desh një kohë e gjatë"

Filmi i Whitney Huston, flet aktorja e njohur

16.12.2022 - 11:43

Familja dhe miqtë e Whitney Houston festuan publikimin e një filmi të ri biografik për jetën e saj në Nju Jork.

Duke marrë titullin e një nga hiteve më të mëdha të Houston – “I Wanna Dance With Somebody” – filmi bazohet mbi jetën e këngëtares dhe producentit dhe mentorit të saj për një kohë të gjatë, Clive Davis.

“E njihja Whitney-n e vërtetë. Doja një film që t’u përgjigjej pyetjeve të të gjithëve se kush ishte ajo. Çfarë e emocionoi, çfarë e ndikoi, çfarë e çoi në vdekjen e saj të parakohshme. Dhe gjithashtu do të festonte muzikën.”

Aktorja e re Naomi Ackie e cila portretizon Houston në film shprehet:

“Mu deshën rreth tetë muaj për tu futur vërtetë në rol ,mendoj se mund ta bëja atë. U desh një kohë shumë e gjatë. Dhe ishte një përzierje e shumë gjërave të ndryshme, ishte një udhëtim i mahnitshëm.”

Regjisorja Kasi Lemmons tha se filmi do të balancojë me kujdes uljet dhe ngritjet e jetës së saj. 48-vjeçarja, Houston u mbyt në vaskën e saj në një hotel në Beverly Hills në vitin 2012 në prag të ndarjes së çmimeve Grammy pasi mori kokainë. Ajo pati një betejë shumëvjeçare me varësinë nga droga.

Houston luajti bashkë në thrillerin romantik të vitit 1992 “The Bodyguard” dhe bëri disa filma të tjerë. Që nga vdekja e saj, gjashtë herë fituesja e Grammy ka qenë subjekt i disa dokumentarëve, por filmi artistik është versioni i parë i miratuar i jetës së saj. Filmi do të shfaqet në kinema më 23 Dhjetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN