MENU
klinika

U dhunua me sende të forta

Flet drejtori i OSHEE në Lezhë: Ngjarja nuk më pengon, do vijoj punën

24.12.2022 - 13:15

Drejtori i OSHEE në Lezhë, Edmir Përndreca ka folur për mediet pasi Gjykata e Lezhës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për dy autorët që e dhunuan më 30 nëntor.

Përndreca tha për mediet se goditja ka ardhur për shkak të detyrës sepse nuk ka pasur probleme të tjera.

“Nuk kam pasur probleme të tjera dhe s’ka të bëjë me asgjë tjetër. Duke pretenduar gjithmonë që me treguesit të arrijmë në nivelet maksimale, normal që prishen interesat dhe ndodh edhe kjo. Qoftë edhe lëvizje punonjësish, që prishen interesat. Jemi rikthyer në punë pa u tërhequr pa asnjë moment për të zbatuar ligjin dhe për të bërë detyrën”, tha Përndreca.

Drejtori shtoi se me dy të akuzuarit  Leonard Pepa dhe Santiago Malotaj nuk ka pasur kurrë probleme dhe nuk i ka njohur. Duke falenderuar strukturat e drejtësisë, Përndreca theksoi se ka besim të plotë që do flasë vetëm ligji dhe ngjarja do zbardhet. Nuk ka pasur asnjë incident të kësaj natyre më parë, theksoi drejtori dhe tha se kjo ngjarje nuk do ta pengojë, përkundrazi do vijojë punën me ritme më të shpejta.

Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Leonard Pepën dhe Sebastiano Malotajn, të cilët akuzohen si autorë të dhunimit të drejtorit të OSHEE në Lezhë, Edmir Përndreca.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Transportohet me urgjencë drejt “Traumës”

Dhunohet drejtori i OSHEE