MENU
klinika

Nuk mungon një argjentinas

Formacioni më i dobët i Katar 2022, mes tyre edhe CR7

20.12.2022 - 17:15

Me përfundimin e Kupës së Botës dhe me hartimin e top-formacionit më të mirë në “Katar 2022”, është gjithashtu koha për të rishikuar se cila 11-she ka qenë më e keqja. Në këtë rast ka surpriza të mëdha kur në të shfaqet Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi portugez nuk ka pasur një Botëror të mirë në Katar dhe pjesëmarrja e tij është shoqëruar me polemika. Ai mbërriti në kompeticionin e këtij fundviti pasi kishte lëshuar një ‘bombë’ te Manchester United, humbi rolin e titullarit si pasojë e mosrespektimit të shokëve të kombëtares, pasi u zëvendësua kundër Koresë së Jugut dhe u eliminua në çerekfinale kundër Marokut.

Formacioni më i keq në Kupën e Botës së Katarit sipas ‘SofaScore’ CR7 kryeson 11-shen më të keqe të ndeshjeve të luajtura në Katar, një formacion që përfshin gjithashtu yje të kalibrit të Lautaro Martínez, portierin Edouard Mendy apo ish-mbrojtësin e Barcelonës, Serginho Dest.

Ky Botëror na ka sjellë edhe zhgënjime të mëdha si Romelu Lukaku, Manuel Neuer, Dusan Vlahovic apo Vinicius Jr., si dhe Kevin De Bruyne, Bernardo Silva apo Darëin Núñez. Nëse llogarisim fazën e grupeve, formacioni më i keq në “Katar 2022” (me një minimum prej 200 minutash të luajtura) përbëhet nga Neuer; Johnston, Veljkovic, Duarte, Ahmed; Leckie, Ramsey, Lukic, Buchanan; Ali dhe Lautaro Martinez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN