MENU
klinika

Botërori 2022

Franca mposht me vuajtje Anglinë dhe kalon në gjysmëfinale

10.12.2022 - 23:03

Franca është gjysmëfinalistja e fundit e Botërorit të Katarit, duke mundur 2-1 Anglinë në një ndeshje që prodhoi thuajse gjithçka, ku nuk munguan emocionet deri në fund. Kampionët e botës në fuqi do të përballen me Marokun në fazën tjetër.

Ndeshja nisi me dy skuadrat duke studiuar njëra-tjetrën. Shkëndijën e parë do ta jepte Giroud në minutën e 11-të. Por goli nuk do të vononte për francezët.

Tchouameni me një giditje precize nga jashtë zonës mposht portierin Pickford dhe 0-1 për Francën. Anglezët reagojnë dhe 6 minuta më pas Kane për pak sa nuk barazon. Kapiteni anglez provon edhe me një goditje më pas, por Lloris pret bukur.

E dyta nis me britanikët në aksion dhe krijojnë menjëherë dy mundësi të mira shënimi, ku Bellingham pati mundësinë më të mirë. Gjithsesi, goli nuk do të vononte për Tre Luanët.

Në minutën e 52-të Tchouameni pengon Saka dhe penallti. Nga pika e bardhë Kane nuk gabon për 1-1. Kur pritej reagimi i Francës, ishin anglezët që vënë në vështirësi  kampionët e botës duke krijuar disa mundësi të mira shënimi, ku protagonist shfaqet edhe Maguirre.

Por francezët kishin mundësinë më të mirë në 77’, kur Giroud gjuan, por Pickford reagon shumë mirë. Por një minutë më pas sulmuesi francez nuk fal, i ndihmuar edhe nga një devijim i Maguirre. Goli i katërt për Giroud në këtë Botëror.

Megjithatë, pesë minuta më pas ka tjetër penallti. Theo Hernadez ndërhyn të gabuar dhe arbtri pasi e pa nga VAR drejton dorën për nga pika e bardhë. Kësaj here Kane godet mbi tra. Anglia përpiqet deri në sekondat e fundit, por edhe pas 10 minutash shtesë nuk arrin të barazojë. Franca avancon mes katër më të mirave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN