19.12.2022 - 14:39
Edhe në finalen e Kupës së Botës nuk munguan akuzat kundër gjykimit të ndeshjes. Shtypi francez ishte kundër arbitrit kryesor, polakut Szymon Marciniak.
Sipas l’Equipe, goli i dytë i Leo Messit në kohën shtesë është dashur të anulohet, pasi para se topi të kalonte vijën e portës nga gjuajtja e tij, disa lojtarë nga pankina argjentinase kishin hyrë në fushë për të festuar.
Një veprim, i cili sipas rregullores dhe l’Equipe, duhej të sanksionohej me goditje dënimi për Francën dhe anulimin e golit. Ky episod nuk u mor parasysh as nga VAR, goli u quajt i rregullt, pasi u verifikua pozicioni i rregullt i Martinez dhe topi që kishte kaluar vijën fatale.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Nga 2005 si "fëmijë", te suksesi në Katar
Zhgënjime dhe triumf, 8 finalet e Messit me kombëtaren
“Do shijoj ndeshje si kampion bote”
“E dija që Zoti do ma jepte”, Messi nuk heq dorë nga kombëtarja
Lionel Scaloni