09.12.2022 - 17:03
Juventus është tronditur kohët e fundit për shkak të mashtrimeve në lidhje me pagesat. Si pasojë e këtyre, kupola drejtuese dha dorëheqjen dhe tashmë klubi po përgatitet për ndryshime rrënjësore.
Edhe Cherubini do të largohet nga Juventus, duke lënë të lirë vendin e drejtorit sportiv. Por menjëherë kanë nisur spekulimet për zëvendësuesin e tij.
“Tuttosport” raporton se bardhezinjtë mendon t’ia besojnë këtë rol Igli Tares. Nisur nga dënimet që mund të vijnë për “Zonjën e vjetër”, ata do të kërkokjnë futbollistë të rinj dhe me kosto të ulët. Kujtojmë se Igli Tare ende nuk ka rinovuar kontratën e tij me Lazio-n.