Një lajm ka tronditur botën e futbollit sot. FIFPRO ka raportuar se futbollisti iranian Amir Nasr-Azadani do të përballet me një dënim me vdekje në vendin e tij.
Ai u arrestua pasi doli në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të grave në Iran. Mbrojtësi anësor ka luajtur për ekpin Traktor Sazit (ndërmjet sezoneve 2016/17 dhe 2018/19).
Këtë të hënë, një mundës Majid Reza Rahnavard, u var pasi u dënua me vdekje në një gjyq të padrejtë. Ai u akuzua për vrasjen e dy anëtarëve të forcave të sigurisë. Është rasti i dytë i ekzekutimit publik.
FIFPRO is shocked and sickened by reports that professional footballer Amir Nasr-Azadani faces execution in Iran after campaigning for women’s rights and basic freedom in his country.
We stand in solidarity with Amir and call for the immediate removal of his punishment. pic.twitter.com/vPuylCS2ph
— FIFPRO (@FIFPRO) December 12, 2022
Në Iran kanë shpërthyer protestat, të cilat janë parë edhe në Kupën e Botës, pas vdekjes së Mahsa Amini, e cila vdiq pasi u arrestua për keqpërdorimin e shamisë.