Prej pak ditësh ka nisur edicioni i dytë i Big Brother VIP, ku pas bujës së sezonit të parë, publiku po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet e ngjarjet dhe ndodhitë që po ndodhin në BBV2.
Çdo lëvizje e banorëve është në “lupën” e publikut, ku së fundmi disa detajistë, kanë vënë re diçka, që ka vënë në pikëpyetje rregullat e formatit.
Në rulotën ku po qëndron Olta, është vënë re një karikues. Ky moment është bërë viral në Tik-Tok.
Disa nga komentuesit, u shprehën se ky karikues përdoret për të karikuar pajisjen e cigars elektronike, por gjithsesi pritet që produksioni ta sqarojë këtë moment.
Kujtojmë se pasiten e djeshme në shtëpinë e BBV mbërriti një zarf i zi, ku thuhej se ishin thyer rregullat.
“Në shtëpi janë thyer rregullat, Vëllai i Madh do të marrë masa”, shkruante brenda zarfit. Se kush dhe cilat do të jenë masat këto do t’i shohim në vazhdim.
Pas këtij njoftimi banorët menjëherë nisën të diskutonin se çfarë është bërë gabim, duke aluduar se mbase dënimi do jetë për shkak të diskutimit të nominimeve.
Ditën e sotme Olta gjithashtu thyeu një rregul, pasi doli nga ruloti dhe shkoi brenda shtëpisë, për të përdorur tualetin, për të bërë rutinën e saj të mëngjesit.
Pas saj rregullin e ka thyer edhe gazetari Ronaldo Sharka, i cili u fut në rulot për të kërkuar syzet e tij, gjë që është e ndaluar, pasi aty nuk lejohet të futet askush për momentin, përveç Oltës dhe Armandos.