MENU
klinika

"Nuk bëhet fjalë për gjetjen e tij, por…"

Gazetari jep detaje nga kontrollet në banesën e Ervis Martinajt

26.12.2022 - 22:57

Gazetari i kronikës, Julian Kasapi ka dhënë detaje të tjera në lidhje me operacionin e FNSH dhe RENEA-s në banesën e Ervis Martinajt. Sipas tij, policia dhe prokuroria kanë zbuluar një numër telefoni që rezulton nga Kolumbia, por theksoi se është ende herët për të thënë nëse i përket Erivs Martinajt, apo ndonjë anëtari të grupit të tij.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Kasapi u shpreh se operacioni i sotëm është i vonuar, pasi duhet të kishte ndodhur që në kohën kur Martinaj u shpall i zhdukur.

“Ajo që të bën më shumë përshtypje është se nuk janë gjetur para dhe nga ana tjetër tregon nivelin e organizimit të këtyre grupeve kriminale me kaq shumë uniforma policie, fenelina. Rikujtojmë mjaft ngjarje kriminale ku persona të maskuar si efektivë policie kanë zhdukur dhe kanë vrarë. Është shumë i vonuar, sepse që nga momenti që Ervis Martinaj u deklarua i zhdukur duhet të kishte ndodhur që atëherë.

Ka qenë një telefonatë e interceptuar. Policia dhe Prokuroria kanë dhe një numër telefoni që rezulton nga Kolumbia. Është një numër me kodin 55 nëse nuk gaboj, por që është ende herët për të thënë që ky numër telefoni ndoshta përdorej nga Ervis Martinaj apo nga ndonjë person tjetër. Është folur shumë edhe për ndoshta të ndonjë deklaratë të oficerët të policisë që ndihmonte Martinajn, Jeton Lami. Ky është një element procedurial që është i vonuar.

Nuk bëhet fjalë për gjetjen e tij, por për dosjen Plumbi i Artë, ku është i përfshirë jo vetëm Martinaj por edhe personave të tjerë, prandaj them që kjo ndërhyrja e policisë është e vonuar”, tha Julian Kasapi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Një telefonatë nga burgu ngriti në këmbë policinë”

Gazetarja: Prova të reja për Ervis Martinajn