MENU
klinika

Vrasja e Brilant Martinajt

Gazetarja Lala ‘zbërthen’ mesazhin e ekzekutorëve

27.12.2022 - 23:12

Revanshi nuk do të ndalet”, ky është mesazhi që sipas gazetarës Klodiana Lala kanë dhënë ekzekutorët në rastin e vrasjes së Brilant Martinajt.

E ftuar në emisionin “Open” ajo tha se autorët qëndruan për 45 minuta duke pritur shënjestrën e tyre. Lala ndër të tjera u shpreh se policia i ka kërkuar që

“‘Revanshi nuk do të ndalet’ ishte mesazhi me vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy miqve të tij. Briland Martinaj ishte i dyshuar për vrasjen e policit Xhulio Prela.

Martinaj dilte në disa pamje filmike në rrjetet sociale ku fliste me efektivë punonjësit të policisë. Mënyra se si ndodhi ngjarja, mekanizmi, dëshmuan se ishte ngjarja më e rëndë e këtij viti, ku ishin shkrepur 3-4 karikatorë në një aks kryesor ku nuk lëvizën për orë të tëra makina.

Automjeti që ka qëlluar ka qëndruar 45 minuta në pritje. Në 45 minuta në pikën e korrikut, në 17 korrik ku ishte shumë nxehtë, autorët e dyshuar kanë qëndruar aty 45 minuta dhe kanë hapur vetëm një herë derën dhe s’ka asnjë imazh të tyre nga momenti që ata kanë lëvizur. Është ngjarje që nuk ka autorë. Ka pasur persona të pyetur, por sot që flasim nuk ka asnjë autor. Kjo ngjarje nuk mund të shihet e shkëputur nga ngjarjet e tjera.

Ky atentat, autorët e ngjarjes e kanë djegur makinën në fshatin Zeze. E di cfarë është fshati Zezë? Një fshat që policia nuk guxon të futet. Unë jam futur me operatorin, dhe sfidoj policinë, policia më kërkoi që të dilja nga fshati, se ishte e trembur për të ndërhyrë në këtë fshat. Është vend ku lulëzojnë fajde. Ne kemi dalë dhe ka qenë rreth 20-30 të mbrëmjes. Policia e Shtetit më kërkoi të dalë nga ky fshat.”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e efektivit të FNSH

Gjykata jep masën e sigurisë për Nikoll Sherrnikun

Misteri i makinave dhe ‘killerat’ e arratisur

Çfarë zbuloi policia për atentatin në Fushë Krujë