MENU
klinika

"Mos i fusni të gjithë burrat në një thes"

Getinjo ka një mesazh pas vrasjes së gruas shtatzënë në Kosovë

02.12.2022 - 12:26

Ngjarja që ka tronditur dje Kosovën, ku një burrë qëlloi me armë dhe vrau bashkëshorten e tij shtatzënë, ka nxitur reagimin e shumë njerëzve, mes tyre politikanë, shoqëri civile dhe personazhe të njohur. Njëri prej këtyre të fundit është edhe reperi Getinjo, gjithmonë i gatshëm për të dhënë mesazhin e tij sa herë ka ngjarje të tilla të rënda, ndërsa këtë herë artisti ka edhe një thirrje për të gjithë.

Kështu, Getinjo shkruan në Instagram-in e tij se vrasje të tilla të rënda ndodhin kudo në botë dhe normalisht që duhet të dënihen maksimalisht, megjithatë jo të gjithë burrat duhen futur “në një thes” dhe duhen dënuar veprat e këqija dhe njerëzit e këqainj, ndërsa cështjet e gjinisë duhen lënë jashtë këtij diksutimi.

Ai po ashtu kritikon postimet e shumta që bëhen në të tilla raste, fjalimet dhe reagimet e gjata dhe të “përsëritura” që në fund të ditës nuk sjellin asgjë, ndërkohë që sipas tij “disiplina vjen vetëm nda dënimi.

Në fund ai thotë se ‘i vjen inat që një djalë i ri si ai me tattoo dhe rebel është  duke i mësuar njerëzit si të reagojnë.”

Getinjo ka një mesazh për të gjithë pas vrasjes së

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN