Nëse fiton këtë Botëror, Didier Deschamps mund të bëhet i “pavdekshëm”, ose më saktë mund të bëhet “mbreti” i ri i Francës. Gjatë ndeshjes kundër Marokut, në tribunë ishte presidenti Emmanuel Macron, në krahë tij ishte edhe mbreti i Katarit, Mohammed VI, por poshtë tyre ishte mbreti i vërtetë, mbreti i ri i Francës, Didier Deschamps.
Trajneri i “gjelave” është vetëm një hap larg historisë, nëse fiton përballë Argjentinës do të behej trajneri i dytë në Botë që arrin të fitojë dy botërore radhazi, për herë të parë dhe të fundit që ndodhte diçka e tillë daton në 1934-38, por ndryshe nga Pozzo, Deschamps e ka fituar Kupën e Botës edhe si lojtar.
Nëse Deschamps arrin këtë, të fitojë për herë të dytë radhazi Kupën e Botës, do të behet unik, si personi i vetëm që e ka fituar Botërorin, dy herë si trajner, por dhe si lojtar.
Pavarësisht se si shkon kjo finale, Deschamps ka vet në dorë fatin e tij, nëse dëshiron apo jo të vijoj të drejtoj “gjelat”, Zidane nuk i mbetet që tjetër vetëm të përulet përpara “mbretit”.