MENU
klinika

“74.3 milionë euro në dy vitet e ardhshme”

Gjermania konfirmon mbështetjen financiare për Shqipërinë

21.12.2022 - 12:33

Në datën 13 dhjetor 2022 u nënshkrua Protokolli i Bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, nga Drejtori i Përgjithshëm i SASPAC Ilir Beqaj dhe të Ngarkuarës për Evropën Juglindore, Lindore dhe Kaukazin e Jugut pranë Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim Heike Backofen-Warnecke.

Negociatat ndërmjet palëve, të cilat u ndërmjetësuan nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, rezultuan në një angazhim financiar të Qeverisë Federale në vlerën e 74.3 milionë eurove për dy vitet e ardhshme (2023-2024) në fushën e bashkëpunimin bilateral financiar dhe teknik.

Gjermania përshëndeti vullnetin e Qeverisë Shqiptare për reforma dhe do të vazhdojë mbështetjen e saj teknike dhe financiare për këto reforma – veçanërisht në sektorët e klimës, energjisë, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, arsimit profesional dhe punësimit.

Shqipëria dhe Gjermania ritheksuan bindjen e plotë të përbashkët, që bashkëpunimi ndër-rajonal dhe rajonal në Ballkanin Perëndimor është thelbësor për të trajtuar sfidat e përbashkëta ndërkufitare si migracioni, krimi i organizuar, ndotja e mjedisit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi infrastrukturor.