MENU
klinika

“Ky është atentat!”

Goditja me grusht e Berishës, ish-Presidenti kroat: Është babai i demokracisë

08.12.2022 - 13:20

Ish-Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, e ka quajtur një “antenat” goditjen me grusht të liderit të opozitës, Sali Berishës, nga 31-vjeçari Gert Shehu në protestën e 6 dhjetorit, gjatë kohës që po mbahej samiti i BE në kryeqytet.

Pas takimit me kreun e PD-së në selinë blu, Mesiç theksoi se u befasua dhe u shqetësua shumë nga ky sulm ndaj Berishës, të cilin e konsideroi “babai të demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë”.

Ish-Presidenti kroat shtoi se Berisha i duhet “shqiptarëve, rajonit dhe komunitetit evropian”, teksa i uroi qëndrim në politikë edhe më tutje.

“Isha mysafir në Shqipëri, gjatë ditëve që isha këtu dëgjova për sulmin që u bë këtu dhe më shqetësoi shumë.

U befasova për shkak se Berisha është babai i demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë.

Nuk kam shumë të dhëna për momentin dhe s’dua të deklarohem për momentin, por ky është atentat ndaj Berishës. Ai i duhet gjithë shqiptarëve në Shqipërisë e më gjerë, i duhet rajonit e komunitetit Evropian. I dëshiroj nga zemra shumë shëndet dhe të ngelet në politikë edhe më tutje, të punojë për demokracinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN