MENU
klinika

Falë Messit dhe Mbappe

Golat në Katar, ky Botëror ishte i…PSG-së

15.12.2022 - 18:02

“Katar 2022” mund të quhet Botërori i PSG. Në pritje të aktit të fundit, e sigurt është që sido të jetë përfundimi, ai që do të festojë është sheiku Al Khelaifi. Klubi parisien dominon një klasifikim të veçantë këtë botëror, atë të golashënuesve më të mirë.

Këtë klasifikim e kryeson Messi me 5 gola dhe 3 asist i ndjekur nga Mbappe me 5 gola dhe 2 asiste. 2 gola në këtë Botëror realizoi edhe Neymar.

Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Soler, duke e dërguar në total 13 numrin e golave të shënuar nga futbollistët e PSG. Në vendin e dytë në këtë klasifikim renditet ekipi i Barcelonës (Ferran Torres 2, Lewandowski,2, Gavi, Christensen, De Jong dhe Depay nga një gol).

Nga Serie A, ekipi më efikas këtë Botëror rezulton Milan. Kuqezinjtë e Piolit kanë shënuar 7 gola këtë Botëror. 4 Giroud, 2 Leao dhe 1 Hernandez. Ky është një rekord absolut nga ana e Milan në një Botëror, por larg atij të Inter ku në 2002 vetëm Ronaldo fenomeni realizoj 8 gola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”