MENU
klinika

Kënga që nuk u publikua kurrë

Hatërmbetje me Ronela Hajatin? Don Phenom rrëfen të vërtetën

03.12.2022 - 12:17

“Dilema” dhe “Çohu” janë dy bashkëpunimet e Ronela Hajatit dhe Don Phenom që u publikuan njëri pas tjetrit tre vite më parë.

Ata rezultuan shumë të suksesshëm duke bërë që artistët të zhvillojnë koncerte brenda dhe jashtë vendit.

Mirëpo së fundmi i ftuar në “Glamour Zone”, reperi ka ndarë me shikuesit një “sekret” në lidhje me bashkëpunimet me Ronela Hajatin.

Don Phenom u shpreh se në fakt kanë qenë planifikuar 3 këngë me artisten, por njëra nuk u publikua kurrë pasi nuk i pëlqente.

Në këtë intervistë, reperi shkodran i pyetur nga moderatorja për ndonjë hatërmbetje me ndonjë artist ose artiste u shpreh:

“Me Ronelën kemi incizuar tre këngë, por pjesa jonë e menaxhimit dhe unë nuk pranuam ta publikonim atë këngë sepse nuk na ka pëlqyer. Por nuk pati qejfmbetje, është mirëkuptuar kjo gjë.”

I ftuar në “Glamour Zone” Don Phenom foli edhe për të kaluarën e tij. Reperi është rritur në Bronx, New York dhe në këtë dalje televizive ka rrëfyer disa gabime të të kaluarës së tij.

“Kur kam qenë pak më i vogël, kam bërë disa sherre që do më kishin marrë në qafë, do isha brenda po të më kishin kapur. Shyqyr Zotit, e kam kaluar atë pjesë dhe jam fokusuar në muzikë dhe karrierë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ma keni bërë si dashnore"

Sherri me Samantën, ironizon Ronela Hajati