MENU
klinika

"Mirëpresim vendimin!"

Heqja e barrikadave në veri të Kosovës, reagon KFOR

29.12.2022 - 18:08

KFOR ka reaguar për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës. Në një postim në Twitter, KFOR i bën thirrje të dy palëve që të shmangin çdo retorikë që mund të përshkallëzojë situatën.

Ajo bën me dije se po monitoron situatën dhe është e gatshme të ndërhyjë nëse është e nevojshme.

Postimi i KFOR në Twitter:
Të gjitha palët duhet të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm. KFOR-i po monitoron nga afër zhvillimet. Ne mbetemi jashtëzakonisht vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë të bazuar në Rezolutën 1244 të 1999.