MENU
klinika

Mbledhja e Këshillit Kombëtar

I preferuari i Kim në krye të SPAK/ Berisha: Ambasadorja nuk e fitoi betejen, kush fshihet prapa votave

20.12.2022 - 19:27

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në në mbledhjen e Këshillit Kombëtar tha se vendosja e Altin Dumanit në krye të SPAK nuk ishte një fitore e ambasadores, Yuri Kim.

Berisha u shpreh se prapa votave për zgjedhjen e Dumanit fshiheshin Edi Rama dhe Erion Veliaj dhe organizatat e tyre mafioze.

“Çfarë ndodhi me zgjedhjen e kreut të skap. Në pamje të parë beteja ishte mes Edi Ramës dhe guverantores, që do hyjë në historinë politike të një vendi dhe çdo vendi. Një nga betejat më të turpshme. Një proces i cili duhet të kalonte në përputhje me ligjin e kushtetutën jashtë ndërhyrjeve, u shndërruar në një plasdarmë të paimagjinueshme.

Në shumicë menduan se guvernatorja Kim fitoi betejën. Në fakt, nuk është se nuk u përzije guvernatorja, por beteja ishte mes klaneve më mafioze të PS. Ata numra dhe vota kishin pas tyre Edi Ramën në njërën anë, Erion Veliajn, Ulsi Manjan, etj., dhe jo më pak aktive Belinda me Ogertën që shohin çdo natën veten kandidate.
Ajo ç’ka shqiptarët panë ishte vetëm perdja, sepse pas perdes ishte beteja më e ashpër që u zhvillua mes klaneve mafioze të një pushteti, që nuk njeh ligj, kushtetues dhe moral. U ndala në këtë moment se është më recenti ky”, deklaroi ai”.