MENU
klinika

“I kërkoj falje Britanisë së Madhe për…”

I riu shqiptar habit gjykatën: Ja pse erdha në Angli!

21.12.2022 - 11:36

Një i ri shqiptar në Angli ka habitur gjykatësit, pasi ai i ka kërkuar falje atyre dhe Britanisë së Madhe që kishte shkuar aty për të kultivuar kanabis.

Xhesi Hajdari u arrestua pasi ra nga çatia e një shtëpie në Acocks Green kur policia erdhi për të ekzekutuar një urdhër.

Brenda pronës në Westfield Road, oficerët zbuluan 150 bimë kanabisi me vlerë rreth 100,000 paund. Ndërsa Hajdari, pa adresë fikse, u burgos për shtatë muaj pasi pranoi se ishte kujdesur për kultivimin e drogës.

Duke folur përmes një përkthyesi, 22-vjeçari tha: “Më falni Britanisë së Madhe dhe më fal gjykatës”.

Operacioni për arrestimin e tij u krye më 7 nëntor, ndërsa i riu u dërgua në spital pasi ra nga çatia. Më vonë ai pretendoi se kishte ardhur në Angli për të punuar në ndërtim, por takoi dy shokë shqiptarë të cilët e dërguan atë në një shtëpi bari, për tu kujdesur.

Ndërkohë avokati tha se klienti i tij ishte ‘i pafavorizuar’ nga natyra në të cilën ai hyri në Mbretërinë e Bashkuar dhe tha: “Në Shqipëri ai ka vetëm nënën dhe motrën e tij. Për shkak të rrethanave familjare babai dhe vëllai i tij u detyruan të largoheshin nga Shqipëria, për shkak të përfshirjes së tyre në një gjakmarrje. Arsyeja e tij për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar ishte të ndihmonte familjen e tij.”

Ndërkohë gjyqtari Paul Farrer KC arriti në përfundimin se do të ishte e papërshtatshme pezullimi i dënimit për shkak të ‘rrethanave të Hajdarit në këtë vend’ si dhe natyrës së veprës penale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Të paligjshmit do të dëbohen në Ruanda"

Del vendimi për emigrantët në Angli! Zërat pro dhe kundër