Gjykata e Posaçme shpalli fajtore ishgjyqtaren e Apelit në Korçë, Mimoza Margjeka, për dyshimin se u pagua 6 mijë euro për të zbutur pozitën e një të burgosuri.
Për këtë fakt Mimoza Margjeka u shpall fajtore për korrupsion dhe u dënua me 4.6 muaj burgim dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vitet e ardhshme. Fajtor u shpall dhe bashkëshorti Arben Cara dhe Klaudio Zhilla që u dënuan me burg. Në vendimin e dhënë dje, trupi gjykues, kryesuar nga gjyqtari Erion Çela, vendosi të dënojë ish-gjyqtaren me 4.6 muaj burg, kërkesë kjo e bërë më herët nga Prokuroria e Posaçme.
Bëhet me dije se vendimi për ish-gjyqtaren pezullohet duke u konvertuar në 3 vjet shërbim prove dhe heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet. Fajtor u gjet edhe avokati Skënder Demiraj ,të cilin trupi gjykues e dënoi me 3 vite burg, vendim që i konvertohet në 3 vite shërbim prove. Nejton Bali u shpall gjithashtu fajtor dhe u dënua me një vit e 2 muaj burg, por i konvertuar në 2 vjet shërbim prove.
DOSJA SIPAS SPAK
Në shtator të 2020, Policia e Shtetit në koordinim me SPAK vuri në pranga ishgjyqtaren dhe tre avokatë të akuzuar për korrupsion. Nga hetimi i Prokurorisë së Posaçme, rezultoi se shtetasit Nejton Bali, Klaudio Zhilla dhe Skënder Demiraj (me profesion avokatë), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal, duke i dhënë ish-gjyqtares, Mimoza Margjeka, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shtetasit Arben Cara, Ish-gjyqtarja dënohet 3 vjet me shërbim prove për 6 mijë euro korrupsion Mimoza Margjeka akuzon SPAK: Ka prova për persona të tjerë, por po i fsheh Gjykata jep vendimin për të gjithë të akuzuarit, Margjeka flet për mediat: Gjithçka nisi se nuk njoha mandatin e Valbona Sakos një shumë prej 6.000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm.
Kjo shumë parash u dha me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar për trafik klandestinësh. Menjëherë pas këtij vendimi, ishgjyqtarja akuzoi se procesi është i montuar dhe se kishte lidhje me një vendim që ajo shpalli për zgjedhjet e 30 qershorit duke mos njohur mandatin e Valbona Sakos, ishkryebashkiakes së Durrësit. Por Prokuroria thotë se ka prova që tregojnë implikimin e saj dhe të katër të tjerëve në akuzat e ngritura ndaj tyre. Margjeka akuzon SPAK se u përdor, ndonëse ky nuk është vendim i formës së prerë dhe pritet të apelohet.
REAGIMI I ISH-GJYQTARES
Në një komunikim për mediat, gjyqtarja Mimoza Margjeka tha: “Krimi është lart, e bëjnë vetë. Krimin po e bën pushteti, këto janë vegla. Nuk isha anëtare, isha gjyqtare e vetme. Unë nuk kam nevojë të marr sinjale. Juridikisht vendimi që thashë më datën 17 korrik e dha gjyqtari tjetër më 19 korrik me kërkesën e kryetarit të PS-së dhe ajo erdhi e fshehtë, përse nuk e kërkoni dosjen? Të shqetësosh lartmadhërinë nuk paska lidhje? Po u shqetësua më i madhi, këta të tjerët janë miza me i shtyp me këmbë. Ju nuk po guxoni ta pyesni. Unë kam ik nga Durrësi, nga krimi, nga korrupsioni. Nuk u besoj më institucioneve. Unë jam gjyqtare, unë e di dhe e njoh ligjin. Këta njerëz janë të porositur, mua më vjen keq për ta. Nuk e kam me pasion të bëj sot gjyqtaren. Më dënuan mua, nuk është fundi i botës, shyqyr që nuk është koha e Enverit se do të na varnin. Çfarë tha Gjykata Kushtetuese për këtë vendim?”.