MENU
klinika

VIDEO

Ja kur do të kemi dasmë nga Leonora Jakupi!

20.12.2022 - 12:32

Leonora Jakupi është një nga artistet më të formuara të industrisë tonë muzikore.

Përgjatë karrierës së saj ajo ka preferuar të bëjë zhurmë me këngët e saj dhe jo me skandale. Mirëpo tek çdo personazh i njohur, sidomos një grua aq e bukur sa Leonora është kurioziteti nëse ka dikë në krah apo jo.

Këngëtarja ka konfirmuar kohë më parë lidhjen e saj të dashurisë, por nuk është shfaqur asnjëherë publikisht me të dashurin e saj.

Së fundmi e ftuar në një emision në Kosovë, Jakupi ka ndarë një detaj interesant nga jeta e saj sentimentale.

Ajo u shpreh se mbase këtë vit që vjen do të kemi një dasmë prej saj. Epo ne na bëhet qejfi shumë, teksa presim me padurim ta shohim edhe Leonorën nuse.

Nga ana tjetër, vijon ende mëria mes Nora Istrefit dhe Leonora Jakupit! E gjithë hatërmbetja nisi pas këngës “Sa t’kom dasht”, që e ka kënduar Nora Istrefi.

Mirëpo, kujtojmë që më herët u tha se kjo këngë ishte përgatitur për Leonora Jakupin por më pas ky projekt iu besua Nora Istrefit.

Vajzat më herët kanë qenë shoqe por prej kohësh nuk flasin me njëra-tjetrën.

Kur Leonora ka qenë e ftuar kohë më parë në programin e Luana Vjollcës “Shiko kush luan”, ajo tha se nuk flet me Nora Istrefin për arsye goxha të forta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Në këtë shtet ka njerëz më nevojtarë!”

Leonora Jakupi përplaset me Labinot Tahirin

40-vjetor jashtë Kosovës

Leonora Jakupi, ditëlindje në Stamboll