Dietologët shpjegojnë se pse avokadot duhet të jenë në rutinën tuaj të përditshme të ushqimit. Ky frut popullor që është përbërësi kryesor në “guacamole” dhe bukë të thekur me avokado është një nga frutat që përmban më shumë vlera ushqyese për shëndetin tuaj. Shumica e avokadove janë të forta dhe të papjekura. Për t’i zbutur më shpejt, vendosini në një letër alumini së bashku me një mollë ose kivi, të cilat çlirojnë etilen, një gaz që përshpejton procesin e pjekjes. Më poshtë keni katër arsyet se përse duhet të konsideroni përfshirjen e tyre në dietën tuaj ushqimore.
Kaliumi
A e dini se një porcion prej 100 gramësh avokado përmban më shumë kalium sesa e njëjta sasi banane? Kaliumi është një elektrolit i rëndësishëm që lidhet me presionin e ulët të gjakut, i cili është një faktor kryesor rreziku për goditje në tru, sëmundje të zemrës dhe probleme me veshkat.
Yndyrna të pangopura
Avokadot janë të pasura me acid oleik, e njëjta yndyrë anti-inflamatore, e pangopur që gjendet në vajin e ullirit. Yndyrnat e pangopura ndihmojnë për t’u mbrojtur kundër sëmundjeve të zemrës dhe presionit të ulët të gjakut. Gjithashtu, kjo lloj yndyre është shumë e mirë për t’u përdorur në gatim, në një nxehtësi të lartë.
Fibra
Një porcion përmban 7 gram fibra, të cilat jo vetëm që stabilizojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe ju mbajnë më të ngopur për më gjatë, por gjithashtu ushqen bakteret e mira që ndodhen brenda sistemit tuaj tretës. Një mikrobiom më i shëndetshëm i zorrëve shoqërohet me menaxhim më të mirë të peshës.
Antioksidantë
Yndyra në avokado ju ndihmon të absorboni vitaminat tuaja të tretshme në yndyrë (A, D, E dhe K). Përveç kësaj, ato përmbajnë antioksidantë të cilat janë thelbësore për shëndetin e syve. Studimet tregojnë se këta antioksidantë janë të lidhur me rrezikun e reduktuar të kataraktit dhe degjenerimit makular të lidhur me moshën.