MENU
klinika

Nga 1934, te 2002

Juventus, “kampionia” e Botërorëve me 27 lojtarë

19.12.2022 - 19:38

Te kampionët e rinj të botës, Argjentinës, spikat nata madhështore e lojtarëve të Juventusit, Angel Di Maria dhe Leandro Paredes, protagonistë absolutë të ndeshjes ku fituan titullin ndaj Francës.

‘Fideo’, në fushë për 63 minuta, fjalë për fjalë magjepsës. Fillimisht penalltia e fituar dhe e konvertuar në gol nga Messi; më pas goli 2-0 që dukej se vulosi rezultatin. Në vend të kësaj, erdhi përmbysja epike franceze, si në kohën e rregullt, ashtu edhe në shtesën mbi 30 minutëshe.

Morali i historisë? Kupa e Botës në Katar u vendos me penallti dhe askush nuk gaboi tek Albiceleste, përfshirë Paredes, i cili shënoi penalltinë e tretë. Dy kampionë bote bardhezinj, pra. Dy emra që i shtohen listës së shumtë, që e projekton “Zonjën e Vjetër” në krye të renditjes së skuadrave që mund të mburren me më shumë kampionë të botës në historinë e futbollit.

Juve, e cila e komandonte këtë renditje speciale para fillimit të turneut të Katarit, arrin të ketë nxjerrë 27 kampionë bote nga radhët e saj, në krejt historinë, duke u shkëputur nga Bayerni ‘stacionar’, që ka 24 kampionë bote. Në rast të një fitoreje franceze, do të kishte pasur parakalim, pasi te “gjelat” ishin deri në katër lojtarë nga shtëpia e bavarezëve.

Lojtarët, kampionë bote të Juventusit: Bertolini, Varglien, Caligaris, Borel, Combi, Ferrari, Monti, Orsi dhe Rosetta (1934) Foni dhe Rava (1938), Zoff, Cabrini, Gentile, Scirea, Tardelli dhe Rossi (1982), Deschamps dhe Zidane (1998), Buffon, Cannavaro, Del Piero, Camoranesi dhe Zambrotta (2006), Matuidi (2018), Di Maria dhe Paredes (2022).