MENU
klinika

Festivalet, ekspozitat, koncertet

Kalendari artistik për dhjetorin

08.12.2022 - 18:01

Institucionet kulturore kanë planifikuar një sërë aktivitetesh që i bashkohen atmosferës festive të fundvitit.

Ministria e Kulturës ka publikuar kalendarin e aktiviteteve që do të ofrojnë në këtë muaj institucionet kulturore, bashkitë apo skenat e pavarura artistike.

Pjesë e veprimtarive artistike gjatë këtij dhjetori janë përfshirë veprat teatrore shqiptare dhe të huaja që do të ngjiten në skenat e teatrove në Tiranë,krahas festivalit teatror.

Nuk mungojnë dhe ekspozita, koncerte, etj, në institucionet e tjera artistike dhe kulturore. Një histori argëtuese, me nota komike dhe dramatike vjen në shfaqjen teatrore “Edmond”.

Teatri Kombëtar do të shfaqë veprën teatrore “Edmond” në sallën e madhe te “ArTurbina” në datat 8, 9, 10 dhe 11 dhjetor. Një komedi nga Alexis Michalik me regji nga Indrit Çobani dhe Andia Xhunga, ku në role janë aktorë të njohur të skenës teatrore.

“Zhurma e kohës” është shfaqja që çel festivalin e veprës shqipe në teatrin Metropol, “Metrofest 6”. Shkruar dhe me regji e interpretim nga Rafael Hoxhaj kjo është një shfaqje e zhanrit të teatrit të lëvizjes.

Gjithashtu, shfaqja “Zhurma e kohës” do të jetë premierë prej 8 dhjetorit në teatrin “Metropol” në Tiranë.

Monodrama “Rruga e qumështit”, vjen në hollin e ndërtesës së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, me regji të Armand Borës dhe interpretim të aktores Egla Ceno.

Në kalendarin e aktiviteteve artistike është përfshirë edhe shfaqja teatrore “Certifikata e martesës” e autorit të mirënjohur izraelit Ephraim Kishon, në datat 15, 18, 22-25 dhjetor në “ArTurbina”.

Veprat teatrore do të vihen edhe në teatrot e qyteteve të tjera.

Qendra e Artit dhe Kulturës, teatri “Andon Zako Çajupi” dhe Bashkia Korçë organizojnë një muaj të tërë aktivitetesh, titulluar “festON” me një kalendar artistik, në të cilin nuk mungojnë shfaqjet teatrale, koncertet,ekspozitat, etj.

Muzeu Historik Kombëtar organizon promovimin e revistës “Studime Muzeologjike”, Nr. 13, që i kushtohen konferencës shkencore me temë: “Noli Poliedrik”.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit