MENU
klinika

“Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE duhet të bëhet realitet”

Kancelari gjerman: Nuk ka më keq se t’u japësh miliona njerëzve shpresë të rremë

05.12.2022 - 13:17

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz në një opinion të gjatë në “Foreign Affairs”, ndër të tjera ka folur edhe për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Sipas Scholz kjo duhet të behet realitet sa më parë, ndërsa thekson edhe angazhimin e tij personal në këtë proces.

Teksa e shikon Putinin si një rrezik për të ndarë Evropën në zona ndikimi, kancelari thekson se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka shërbyer si avancim për BE-në.

“Putini donte ta ndante Evropën në zona ndikimi dhe ta ndante botën në blloqe fuqish të mëdha dhe shtete vasalë. Në vend të kësaj, lufta e tij ka shërbyer vetëm për të avancuar BE-në. Në Këshillin Evropian në qershor 2022, BE-ja i dha Ukrainës dhe Moldavisë statusin e “vendeve kandidate” dhe ripohoi se e ardhmja e Gjeorgjisë është me Evropën. Ne ramë dakord gjithashtu që anëtarësimi në BE i të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të bëhet më në fund realitet, një synim për të cilin jam i përkushtuar personalisht. Kjo është arsyeja pse unë kam ringjallur të ashtuquajturin Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të thellojë bashkëpunimin në rajon, duke afruar vendet dhe qytetarët e tyre dhe duke i përgatitur ata për integrimin në BE”, thotë Scholz.

Për kancelarin gjerman integrimi në BE i vendeve të reja nuk është një procesi i lehtë, por theksoi se rruga është e hapur dhe qëllimi është i qartë.

“Është e rëndësishme të pranohet se zgjerimi i BE-së dhe integrimi i anëtarëve të rinj do të jetë i vështirë; asgjë nuk do të ishte më e keqe se t’u japësh miliona njerëzve shpresa të rreme. Por rruga është e hapur dhe qëllimi është i qartë: një BE që do të përbëhet nga mbi 500 milionë qytetarë të lirë, që përfaqësojnë tregun më të madh të brendshëm në botë, që do të vendosë standarde globale për tregtinë, rritjen, ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit dhe që do të presë institute kërkimore kryesore dhe biznese novatore—një familje me demokraci të qëndrueshme që gëzojnë mirëqenie sociale dhe infrastrukturë publike të pashembullt”, thekson ndër të tjera kancelari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Të tmerruar, ditë e zezë për Evropën”

Agresioni ndaj Kievit/ Liderët botërorë në alarm!

Rama në Berlin për çeljen e negociatave

A do të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut?