Shqipëria ka pasur një përmirësim në fushën e migracioni, azilit dhe bashkëpunimit në riparim. Në raportin e 5-stë të Komisionit Evropian pasqyrohet ecuria pozitive e Shqipërisë me politikën e BE-së.
Shqipëria ka bërë hapa galoponte në fushën e migracionit, azilit dhe bashkëpunimit në riparim. Gjithashtu shenja pozitive janë pare dhe në bashkëpunimin gjyqësor, rendit dhe sigurisë publike.
“Në vitin 2021, Shqipëria vazhdoi të ndërmerrte veprime për menaxhimin e kufirit dhe migracionit dhe azilin. Shtetet Anëtare raportojnë bashkëpunim të mirë në përgjithësi me Shqipërinë për migracionin dhe menaxhimin e kufijve, si dhe për kthimet dhe pajtueshmërinë sipas kushteve të Marrëveshjes së Ripranimit të BE-së. Ky bashkëpunim i mirë u konstatua edhe në Komitetin e Përbashkët të Ripranimit të mbajtur në shkurt 2022.
Në vitin 2021, Shqipëria bashkëpunoi me këto shtete anëtare për migracionin dhe menaxhimin e kufijve: Belgjikën, Gjermaninë, Francën, Kroacinë dhe Holandën. Shqipëria mban bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare dhe, në vitin 2021, ishte vendi i parë që mori pjesë në një operacion kthimi të drejtuar nga Frontex. Një zyrtar ndërlidhës i Frontex është i pranishëm në vend.”- thuhet në një pjesë të raportit.
Në raport, përmendet edhe suksesi i vendit tonë në fushën e sigurisë në rendin publik dhe sigurisë në tërësi. Siç duket dhe në fragmentin e shkëputur nga raporti i KE-së, Shqipoëria u përfshi edhe në bashkëpunimin me Europol, Eurojust dhe shtetet anëtare.
“Në vitin 2021 vazhduan përpjekjet për bashkëpunimin gjyqësor, rendin publik dhe sigurinë. Në përgjithësi, Shtetet Anëtare raportojnë bashkëpunim të mirë me Shqipërinë në fushën e sigurisë. Shqipëria vazhdoi bashkëpunimin me Europol, Eurojust dhe shtetet anëtare, duke përfshirë Çekinë, Gjermaninë, Francën, Holandën dhe Suedinë. Pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Eurojust-in në vitin 2019, një Prokuror Ndërlidhës Shqiptar në Eurojust mori detyrën në janar 2021 dhe në tetor u inaugurua Zyra e Prokurorit Ndërlidhës për Shqipërinë në Eurojust. Në vitin 2021, Shqipëria nënshkroi pesë marrëveshje të reja të ekipeve të përbashkëta hetimore në rastet e mbështetura nga Eurojust.”thuhet në pjesën e shkëputur nga raporti i KE-së.
Raporti nënvizon se vendi ynë arriti të reflektojë në rekomandimet e hershme të raportit të kartërt në kuadër të mekanizmit të Pezullimit të Vizave. Sipas raportit ka pasur një progres të mëtejshëm drejt krijimit të një historie solide të rasteve të korrupsionit.
“Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në luftën kundër trafikimit të paligjshëm. Në vitin 2021, Shqipëria raportoi një rritje (18%) të numrit të operacioneve policore krahasuar me vitin 2020. Gjithashtu, në vitin 2021 ka pasur një rritje të numrit të grupeve kriminale të çmontuara dhe të sekuestruara të aseteve kriminale, vlera e të cilave u dyfishua në krahasim me vitin 2020. Konfiskimet e lëndëve narkotike gjithashtu u rritën në përgjithësi në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020.”- thuhet në fragmentin e KE-së.
Si në çdo raport, KE i rekomandon Shqipërisë lidhur me harmonizimin e vizave dhe skemën e shtetësisë së investitorëve.
“Shqipëria ka ndërmarrë veprime për të adresuar shumicën e rekomandimeve të mëparshme të Komisionit. Megjithatë, vendi ka marrë edhe masa që bien ndesh me dy rekomandime, lidhur me a) Të harmonizojë, si çështje prioritare, politikën e vizave të Shqipërisë me listën e vendeve të treta të kërkuara për viza të BE-së, veçanërisht ato vende të treta që paraqesin migrim të parregullt ose rreziqe sigurie për BE-në.
b) Të përmbahen nga zbatimi i skemës së shtetësisë së investitorëve dhe të shfuqizojnë bazën ligjore për një skemë të tillë duke ndryshuar Ligjin për Shtetësinë.
c) Vazhdimi i bashkëpunimit me shtetet anëtare më të prekura nga kërkesat e pabazuara për azil nga shtetasit shqiptarë dhe zbatimi i fushatave informuese mbi regjimin pa viza, duke i përshtatur ato me profilet përkatëse të migrantëve, duke përfshirë grupet e cenueshme, ato që kanë mbetur përtej periudhës për të cilën është lejuar hyrja ( qëndrimet e tepërta), ata që janë urdhëruar të kthehen dhe ata që bëjnë kërkesa të pabazuara për azil.
d) Të vazhdojë forcimin e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafikimit të paligjshëm, terrorizmit dhe pastrimit të parave duke: (i) rritur pjesëmarrjen e Shqipërisë në EMPACT; (ii) përparimin e mëtejshëm drejt ndërtimit të një historie solide të rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin e aseteve kriminale që rezultojnë nga vepra të tilla; (iii) adresimin e të gjitha pikave të mbetura në planin e veprimit të Task Forcës së Veprimit Financiar.
e) Të bëjë përparim të mëtejshëm në zbatimin e marrëveshjes dypalëshe në kuadër të Planit të Përbashkët të Veprimit për Kundër-Terrorizmin për Ballkanin Perëndimor.”- thuhet në raport.