MENU
klinika

Sulmi ndaj Berishës

Këlliçi: Të gjitha faktet që kemi të çojnë te Edi Rama

07.12.2022 - 20:34

Sipas opozitës, sulmi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha ishte i orkestruar nga Edi Rama, këtë thotë deputeti Belind Këlliçi.

Ai pretendon në një postim në Facebook se faktet dhe burimet që disponon opozita të çojnë te ky konkluzion.

Sipas Këlliçit, skenari i bë për të shpërfytyruar opozitën dhe për të gjeneruar dhunë në protestë.

Reagimi i plotë i Këlliçit:

Nga të gjithë faktet që disponojmë dhe të gjitha burimet që përcjellin informacion në Partinë Demokratike, të shpien në një emër: Edi Rama!

Sulmi ndaj Sali Berishës është orkestruar me synimin për të shpërfytyruar opozitën në një kundër-reagim agresiv, për të gjeneruar dhunë në një protestë paqësore.

Opozita shqiptare dhe Sali Berisha nuk i shkuan pas fillit këtij skenari, duke i hequr Ramës mundësinë për të bërë kurban opozitën në sy të ndërkombëtarëve.

Opozita nuk bie knock out. Protestat do të vazhdojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Gerti Shehu është agjent i policisë kriminale”

Berisha pasi u godit me grusht: Gjithçka e përgatitur