Kryeminsitri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, në një intervistë mbrëmjen e sotme me moderatoren e “Top Story” Grida Duma, ka treguar shumë detaje nga jeta e tij politike.
Në lidhje me karrierën e tij në politikë dhe marrëdhëniet me kundërshtarin Gjukanoviç, ai tha se projektimi i ekzekutimit të tij ishte i projektuar nga Gjukanoviç.
Abazoviç tha se i vetmi fat që lidhet me të është se nuk ka të bëje me asnjë lloj kompromisi.
Karriera juaj politike ka njohur ulje-ngritje në raportin me Gjukanoviçin. Ka lajme të bujshme, është thënë se duan eliminimin tuaj, ju kanë hedhur në gjyq. Si qëndron telenovela juaj e vogël?Në Mal të Zi gjithësekush e di se kush janë ato të dy persona, janë njerëzit më intim të Gjukanoviçin, kanë punuar me kontrabandë cigaresh e kokaine. Djali i tij është në burg, s’ka lidhje me mua se të gjitha punët i kanë bërë më herët. Raportet me çdo politikan në Mal të Zi varen nga agjenda. Dikë e kam më të preferuar, me dikë kam vetëm raporte profesionale. Ata kanë menduar gjithë kohën më herët që të fusin njerëz në rrethin e tyre e të vazhdojnë agjendën. I vetmi fenomen që lidhet me mua është se jam dikush që nuk ka dëshirë të bëje asnjë farë kompromisi. Unë nuk e kam koncentrimin 100% në sektorin e sigurimit por jam më se i kënaqur me rezultatet, kemi rezultate historike. Janë kapur 1.6 ton kokainë që është më e madhja në Ballkan ndonjëherë. Kjo tregon një shtet të fuqishëm dhe kanë treguar një nervozim të madh një pjesë e madhe e politikanëve.
Ka ndonjë të kapur për korrupsion?
Normalisht që ka, ka edhe njerëz të bujshëm e me pozitë. Ne kemi pasur pas rënies së komunizmit 30 vite në pushtet një parti. Nuk kemi pasur ndryshime. Para dy vitesh ka ardhur një ndryshim dhe kjo jep një shpresë për jetën demokratike në Mal të Zi. Njerëzit thonë se nuk kemi shumë përkrahje, shikoni Malin e Zi në gjysmën tonë të mandatit, ka një dinamikë ndryshe në jetën që ka qenë monotone. Kemi filluar të jetojmë jetën. Farësimi i institucioneve me siguri do të na marrë pak kohë që do të jetë një sfidë për qeverinë e ardhshme. Referendumi ynë ka qenë 55+1 ndërkohë që në çdo vend të botës është 50+1.