MENU
klinika

"Operacioni nuk është rastësi"

Kontrollet në banesën e Ervis Martinajt/ Gazetarja Lala: Grupi kriminal është aktiv!

26.12.2022 - 18:32

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka publikuar detaje të reja nga operacioni i Policisë në tre banesa në Fushë Krujë, ku njëra prej tyre është në pronësi të të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, fati i të cilit është mister.

Sipas Lalës, operacioni i sotëm i policisë nuk është një rastësi. Ajo sqaron se pavarësisht se Ervis Martinaj rezulton i zhdukur dhe faktit që në banesë janë gjetur arsenal armëshm, tregon se grupi i Maritnaj vazhdon të jetë ende aktiv.

Po ashtu, Lala thotë se për herë të parë policia pranon se është duke u hetuar paralelisht edhe në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” ku Martinaj ishte i kërkuar pas pendesës së Nuredin Dumanit.

“Faktet treguan që RENEA dhe FNSH, pas kontrollit të tre banesave njëra prej të cilave në pronësi të tij, banesa e dytë në pronësi të xhaxhait që ka bërë denoncimin e humbjes së kontaktit me nipin dhe banesa e tretë në pronësi të xhaxhait tjetër, Rakip Martinajt që është babai i Brilant Martinajt i cili u ekzekutua në Fushë Krujë zbuloi edhe një arsenal armësh.

Pavarësisht goditjes që mori grupi i Ervis Martinajt dhe pavarësisht faktit që ai rezulton i zhdukur pa gjurmë, në fakt në banesën e tij janë gjetur edhe këto sende të paligjshme, që flasin se grupi i tij kriminal është aktiv dhe pavarësisht se policia dhe prokuroria nuik i ka të qartë personat që kanë mëkëmbur grupin e Ervis Martinajt. Nuk është rastësi operacioni i sotëm.

Po të shikosh me kujdes njoftimin e policisë ka dy detaje interesante. Së pari për herë të parë policia pranon se është duke u hetuar paralelisht edhe në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” ku Martinaj ishte i kërkuar pas pendesës së Nuredin Dumanit. Nga ana tjetër është duke u hetuar edhe për rrëmbim dosjen që ka Kurbini. Mesa duket prokuroria për herë të parë ka vendosur ti trajtojë si një çështje të vetme dhe shumë shpejt dosja nga Kurbini do të vijë në Prokurorinë e Posaçme”, tha gazetarja Lala në News24.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Transportoi të shumëkërkuarin Ervis Martinajn

Si ra në pranga agjenti i Forcave Operacionale në Lezhë

Zhdukje, apo inskenim?

Ende mister fati i Ervis Martinajt!


"Donte që fëmijët dhe bashkëshortja të varroseshin në të njëjtin vend"

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin fëmijëve, reagon avokati i Erdgys Arrazit

“E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në...”

Rezoluta e PS/ Alibeaj zbulon skenarin e qeverisë

Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë

Stefanos Kasselakis takim me minoritetin në Drobull!